Autoritetet shëndetësore të Koresë së Jugut njoftuan sot numrin më të ulët të rasteve të reja me koronavirus në 50 ditë.
Qendra Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC) në Seul informoi se janë konfirmuar 27 raste të reja me Covid-19, duke e çuar në 10 450 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Për herë të parë që nga 20 shkurti, numri i infeksioneve të reja ra nën 30.
Qyteti Daegu, që ka qenë epiqendra e shpërthimit në vend, deri tani me 6 807 raste, për herë të parë nuk regjistroi asnjë rast të ri.