Në kulmin e murtajës bubonike, në vitet 1347–1353, në qytezën alpine të Oberamergaut vdiste një në çdo katër persona.
Këshilli i fshatit, bashkë me të mbijetuarit që ishin të aftë të ecnin me këmbët e tyre, shkuan në kishë dhe iu lutën Zotit që të kurseheshin ata që ishin gjallë.
Si këmbim, ata u betuan se një herë në çdo 10 vite do të shfaqnin një dramë që do të përshkruante javët e fundit të jetë së Krishtit, kryqëzimin dhe ringjalljen.
Sipas një libri të veshur me lëkurë, në kishën e fshatit, thuhet se lutjet kanë funksionuar dhe banorët e Obermargaut e kanë vazhduar traditën rregullisht, që nga ai vit.
Sot, teksa bota është pushtuar nga pandemia e koronavirusit, në fshatin e tyre nuk ka pasur asnjë të infektuar deri tani.
Fshatarët besojnë se arsyeja për këtë është premtimi që kanë dhënë paraardhësit e tyre në shekullin e 17-të.
Dramat e tilla ishin diçka tepër e zakontë në shekujt e 16-të e të 17-të, dhe shfaqja e 42-të ishte planifikuar të luhej në maj.
Megjithatë, drama u shty me dy vite për shkak të përhapjes së koronavirusit. Por jo për të gjithë.
Në të lejohen të marrin pjesë banorët e lindur në atë fshat ose që kanë jetuar aty prej të paktën 20 vitesh.
Nga 5000 banorët që ka fshati, rreth gjysma e tyre janë ftuar që të punojnë për skenën e për dramën.
Përgatitjet nisin që në fillim të vitit, me gratë e burrat aktore që fillojnë të zgjasin flokët e mjekrat, pasi në shfaqje nuk lejohen parukat.
Prifti i fshatit thotë që lutjet vazhdojnë të jenë të zakonshme, sepse edhe pse janë kursyer nga koronavirusi nga ana shëndetësore, nga ana ekonomike po dëmtohen po aq sa të tjerët.