Sport Duka: Dy të prekur nga koronavirusi në futbollin shqiptar

Duka: Dy të prekur nga koronavirusi në futbollin shqiptar

Deri tani në botën e futbollit shqiptar janë tre personat e prekur nga koronavirusi.

Lajmin e konfirmoi presidenti i FSH-së, Armand Duka, gjatë një interviste për gazetarin Nertil Agalliu në emisionin “Në fokus”, në TvT.

Duka nuk dha detaje në lidhje me identitetin e të prekurve, por shtoi se dy prej tyre e kanë kaluar, janë në gjendje të mirë dhe kanë rezultuar pozitiv. Ndërsa i treti vijon të përballet me epideminë.

Duka pranoi se siç është raportuar së fundmi, Florian Riza është njëri prej futbollistëve që e ka kaluar virusin dhe rezulton i shëruar.

“Informalitetin ta luftojmë në kohë paqeje, jo në kohë lufte”

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, thotë se futbollistët duhej të ishin përfshirë në paketën financiare, pasi nevojat ekonomike në kushtet e pandemisë janë njësoj për të gjithë.

Në studion e TvT, Duka tha se qeveria duhet ta luftojë informalitetin në kohë paqeje dhe jo në situata të vështira se ajo që po kalojmë.

“Nuk mund ta mohoj se edhe në futboll ka informalitet, si në tërë jetën dhe ekonominë shqiptare. Por mbase ka qenë një lapsus i kryeministrit. Por pavarësisht se je formal apo informal, ke nevoja ekonomike. Kështu që mendoj informalitetin ta luftojmë në kohë paqeje, jo në kohë lufte. Kemi pasur kohë ta bëjmë këtë para se të fillonte pandemia”, tha ai.