Shfaqja e papritur e problemeve të lëkurës, ndonjëherë të dhimbshme ose kalimtare të njohur si urtikaria (Urtikaria është një gjendje e lëkurës e karakterizuar nga gunga të kruajtshme) duhet të jetë një thirrje dhe tregues i mundshëm i pranisë së infeksionit koronavirus.
Kështu ka bërë me dije Unioni Kombëtar i Dermatologëve-Venerologëve.
Deri më tani është e njohur se simptomat më të shpeshta të koronavirus përfshijnë temperaturë, kollë, humbje të shijes dhe nuhatjes, vjellje, diarre dhe, në raste më serioze, probleme me frymëmarrjen. Tani, megjithatë, Unioni Kombëtar i Dermatologëve Francezë paralajmëron mundësinë e dy simptomave të reja që mund të sinjalizojnë praninë e virusit. Mbi 400 dermatologë, të mbledhur në një grup Whatsapp për të shkëmbyer informacione të dobishme në lidhje me urgjencën e vazhdueshme shëndetësore “kanë nxjerrë në pah probleme të lëkurës, të shoqëruara me shenjat e Covid”.
Nëse gjenden shenja të urtikaries dhe skuqje të vazhdueshme, dermatologët francezë rekomandojnë, për të gjithë ata që shohin këto simptoma, të këshillohen menjëherë me një dermatolog (gjithashtu përmes telefonit ose konsultimit në internet) për t’u siguruar që ato nuk shoqërohen me Covid- 19.
Në fakt, rreziku është që, nëse këto simptoma nuk shoqërohen me manifestime pulmonare, ethe ose ndonjë gjë tjetër, pacientët potencialisht ngjitës nuk do ta vërejnë sëmundjen dhe do ta përhapin pa ditur virusin.
Urtikariet janë rezultat i një reagimi anormal të trupit ndaj të ftohtit, i ndjekur nga ngrohja e shpejtë.
Aktualisht, literatura mjekësore ndërkombëtare nuk citon urtikarinë si një simptomë e koronavirus. Sidoqoftë, Profesor Marie Beylot-Barrie, presidente e Shoqatës Franceze të Dermatologjisë, theksoi se dy artikuj kinezë dhe tajvanezë raportojnë urtikari. Për më tepër, në Itali, një dokument flet për shpërthime të përgjithësuara dhe urtikarie.