Kryesore Shkon në 24 numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri, ndërron jetë...

Shkon në 24 numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri, ndërron jetë 68-vjeçarja

Një tjetër viktimë është shënuar nga koronavirusi në Shqipëri duke e çuar në 24 numri total të humbjeve të jetës në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se pasditen e së hënës ndërroi jetë një 68-vjeçare e cila vuante dhe nga sëmundje bashkëshoqëruese

“Ka ndërruar jetë sot në spitalin infektiv një paciente 68-vjeçare nga Tirana, me inicialet L.K., e cila trajtohej prej 10 ditësh në shërbimin Infektiv në gjendje të rëndë, e intubuar.

68-vjeçarja e prekur nga COVID19 vuante nga insufencenca renale dhe kishte kryer pesë seanca dialize brenda spitalit infektiv gjatë këtyre ditëve. Pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, 68-vjeçarja nuk ja doli të mbijetojë”, shkruhet në njoftimin e ministrisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit fizik.