Shtyrja e Brexit tani është e pashmangshme – tha ish-kryeministri britanik Tony Blair, pas marrëveshja midis kryeministres Therese May dhe Bashkimit Evropian pësoi një humbje të rëndë në parlamentin britanik.
“Është praktikisht e pashmangshme … Nëse unë do isha ani në qeveri, do të flisja tashmë me Evropën rreth kushteve të zgjerimit”, tha Blair për BBC, raporton Reuters.
Ai tha se largimi i Britanisë së Madhe nga BE pa një marrëveshje do të dëmtonte ndjeshëm ekonominë britanike.
Blair më herët protestoi kundër Brexit dhe mbështeti thirrjen për një referendum të ri, ndërsa për një marrëveshje që kryeministrja britanike kishte arritur me Brukselin pohoi se ajo nuk ishte në interesin kombëtar.