Dy vite përpara se pandemia koronavirus të pushtonte botën, funksionarë të ambasadës amerikane në Kinë kishin vizituar një institut kërkimor në Wuhan. Ata kishin dërguar në Uashington dy paralajmërime zyrtare sa i përket sigurisë së laboratorëve.
Shkencëtarët aziatikë po kryenin “studime të rrezikshme” tek lakuriqët e natës të infektuar me koronavirus. Raportimi vjen nga “Washington Post”, që saktëson se “nuk ka pasur kurrë prova konkrete që virusi të ketë dalë nga këto laboratore”.
Megjithatë, raportimi i diplomatëve amerikane shton diskutimet brenda qeverisë së Shteteve të Bashkuara mbi faktin që një prej laboratorëve të Wuhanit të jetë burim i virusit.
Në janar të 2018-ës, përfaqësuesit shkencor të Uashingtonit u ftuan disa herë në Institutin e Virologjisë të këtij qyteti të Kinës. Pavarësisht sigurisë tepër të lartë, funksionarët amerikanë dërguan dy paralajmërime serioze lidhur me pikate dobëta të menaxhimit brenda laboratorit dhe propozuan dërgimin e ndihmës dhe të tregohej shumë kujdes.
Në një nga mesazhet diplomatike, raportohej se puna në laboratorët e Wuhanit, lidhur me lakuriqët e natës e prekur nga koronavirusi dhe transmetimi tek njerëzit, paraqiste rrezik të lartë për një pandemi të re, të njëjtë me SARS-in. Madje vetë shkencëtarët kinezë, në një studim të publikuar në vitin 2017, patën sugjerime të forta se koronavirusi i lakuriqëve të natës mund të transmetohet tek njeriu për të shkaktuar infeksione të ngjashme me SARS.