Në seancën e jashtëzakonshme plenare të kësaj te enjteje, ku pritet të miratohen edhe akteve normative për përballimin e pandemisë COVID-19, kreu i kuvendit, Gramoz Ruçi u shpreh se Shqipëri mund të dalë nga kjo pandemi si një ndër vendet më të sigurta.
“Situatën pas kësaj pandemie globale mund ta shndërrojmë në një oportunitet kombëtar. Shanset janë që të dalim nga kjo pandemi si një ndër vendet e sigurta të planetit. Kjo mund të sjellë një qasje të re të vendeve të zhvilluara për të investuar në Shqipëri dhe ne duhet të mendojmë për politika agresive për tërheqjen e këtyre investimeve”, tha Ruçi.
Ai tha ndër te tjera se edhe pse situata ishte e rëndë e me kufizime drastike, Kuvendi vazhdon punën në format e imponuara nga pandemia. “Deputetët mbajnë lidhje me qytetarët dhe agjencitë e shtetit dhe po kontribuojnë në plotësimin e nevojave jetësore të tyre bazike. Konferenca e Kryetarëve, Byroja dhe komisionet po funksionojnë në formatin elektronik dhe shërbimet substanciale të administratës janë në punë pa ndërprerje”, u shpreh Ruçi.