Bota OBSH: Afrika mund të bëhet vatër e re e pandemisë

OBSH: Afrika mund të bëhet vatër e re e pandemisë

Afrika mund të bëhet vatra e re e epidemisë së koronavirusit, paralajmëroi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

BCC transmetoi se në Afrikë gjatë javës së kaluar ka ardhur një rritje drastike e numrit të të infektuarve të rinj. Në këtë kontinent deri tani janë regjistruar 18 333 raste të të prekurve, 4.352 pacientë janë shëruar, derisa 961 persona kanë humbur betejën me sëmundjen.

Drejtoresha e OBSH-së për Afrikën, Matshidiso Moeti ka paralajmëruar se Afrika nuk ka kapacitet për shërim të numrit të madh të pacientëve, as edhe mjaftueshëm respiratorë që të luftojë me epideminë.

“Për këtë shkak në kontinentin afrikan, fokusi është vënë në parandalimin e infektimit, jo të mjekimit të sëmundjes”, ka thënë ajo.

Në Afrikë, po ashtu ekziston rreziku i përhapjes së shpejtë të sëmundjes në zonat e mbingarkuara ku nuk është e mundur të respektohen masat për distancim social dhe ku shumica nuk kanë kushte elementare higjienike.