Politika Rama: Nesër është radha e shëtitjeve të nënave me fëmijë

Rama: Nesër është radha e shëtitjeve të nënave me fëmijë

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka njoftuar se, dita e nesërme do jetë dita ku mund të dalin në këmbë vetëm nënat dhe fëmijët deri në 10 vjeç.

Vendimi pason atë të sotmin, ku radhën e kishin të moshuarit, që patën mënyrë për t’u ajrosur në hapësirat publike.

Kryeministri kujtoi se orari për shëtitjen e nënave do të përfundoi në orën 11, dhe se “fëmijët duhet të mbahen larg çdo kontakti me fëmijë të tjerë”.