Bota Spanja merr frymë: Bilanci i pandemisë nën pragun e 400 të vdekurve...

Spanja merr frymë: Bilanci i pandemisë nën pragun e 400 të vdekurve në 24 orë

Bilanci i përditshëm nga koronavirusi i ri ka arritur sot nën pragun e 400 të vdekurve për herë të parë në katër javë, duke shënuar 399 të vdekur, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Numri i rasteve të diagnostikuara me COVID-19 ka kaluar pragun e 200 000 personave duke arritur në 200 210, ndërkohë që vendi që ka qenë më i prekuri nga pandemia pas SHBA-së dhe Italisë, ka shtuar numrin e testeve.

“Spanja ka realizuar më shumë se 40 000 teste në ditë”, tha ministri  i Shëndetësisë, Salvador Illa.

Numri i të shëruarve ka arritur në 80 587.

Ulja e numrit të të vdekurve, por gjithashtu edhe i të shtruarve në spital dhe i të pranuarve në kujdes intensiv ka lehtësuar sistemin shëndetësor, i mbingarkuar që prej shumë javësh.