Ekonomi Masat kufizuese mund të ndikojnë në një të katërtën e vendeve të...

Masat kufizuese mund të ndikojnë në një të katërtën e vendeve të punës në Europë

Rreth 60 milionë punonjës europianë, rreth një e katërta, mund të shohin punën e tyre të prekur nga kufizimi i vendosur në pjesën më të madhe të vendeve europiane, si ulje pagash apo largime nga puna, sipas një studimi të kabinetit McKinsey.

“Pandemia e koronavirusit të ri mund të dyfishojë nivelin e papunësisë në Europë në muajt e ardhshëm”, theksoi kabineti i këshillit amerikan, për të cilin ecuria e situatës në tregun e punësimit do të varet nga efikasiteti i përgjigjes të shëndetit publik ndaj koronavirusit dhe përgjigjeve publike për pasojat ekonomike nga kufizimi në Europë.

“McKinsey Global Institute” (MGI), që ka realizuar studimin, ka krijuar dy skenare.

Në një rast, më optimisti, kur virusi është arritur të mbahet nën kontroll për dy apo tre muaj në një ekonomi të ndërprerë, do të kufizonte rritjen e nivelit të papunësisë deri në 7,6% në 2020, para se të rigjente nivelin para krizës prej 6,3% në nëntor 2019 në Europën me 28 vende, në fund të vitit 2021.

Skenari më i keq supozon hipotezën për dështimin e kufizimit të virusit dhe vazhdimin e masave të distancimit social dhe të kufizimit edhe përgjatë verës, gjë që do të përkeqësonte ndikimin ekonomik dhe mund të rrisë nivelin e papunësisë në Europë deri në 11,2% në 2021, pa sigurinë për të rigjetur nivelin e vitit 2019 para 2024.