Mes 25 rasteve të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, 2 raste janë konfirmuar në qytetin e Elbasanit.
Bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh, ku burri është shofer në një fasoneri në këtë qytet.
Burime zyrtare kanë bërë të ditur se ekipi epidemiologjik ka shkuar mëngjesin e sotëm në banesën e çiftit, në lagjen “5 maji” të këtij qyteti, por është hasur në vështirësi për të mbledhur informacione pasi ata nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë për të treguar kontaktet.
Me dy rastet e fundit, në qytetin e Elbasanit janë konfirmuar 18 raste.