Aktualitet “Koronavirusi një vështirësi më tepër, agjëroni sipas mundësive dhe aftësive”

“Koronavirusi një vështirësi më tepër, agjëroni sipas mundësive dhe aftësive”

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Edmond Brahimaj dha një mesazh për besimtarët dhe ata që agjërojnë duke i uruar që Zoti t’ua pranojë lutjet.

Baba Mondi e konsideroi koronavirusin një vështirësi më tepër dhe u bëri apel besimtarëve myslimanë që nesër nisin Muajin e Shenjtë të Ramazanit, të agjërojnë sipas mundësive dhe aftësive.

Në fund citoi Profetin Muhamed “Përshtatju kohës” duke shtuar se shqiptarët si pas tërmetit ashtu edhe pas koronavirusit do dalin faqebardhë para vetes dhe Zotit.