Provave të para në Gjermani për një vaksinë koronavirusi i është dhënë drita jeshile. Është vetëm vaksina e katërt e këtij lloji në botë që merr miratimin për testimin klinik, shkruan DW.
Lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe ambasada Gjermane në Tiranë, që e cilëson këtë etapë shumë të rëndësishme drejt një vaksine të sigurtë dhe efektive kundër COVID-19.
“Së bashku kundër Corona Virusit. Ne Gjermani miratohet testimi i parë klinik i një vaksine kundër COVID-19. Testimi i vaksinës tek njerëzit është një etapë e rëndësishme në rrugën drejt një vaksine të sigurtë dhe efektive kundër COVID-19. Do të duhen edhe disa muaj në daljen e një vaksine, por 🔬 shkencëtaret/ët gjermanë dhe ndërkombëtarë po punojnë me përparësi të lartë për këtë!”, shkruan ambasada.
Në fazën fillestare të testimit do të jenë 200 persona të shëndetshëm midis moshës 18 dhe 55 vjeç, të cilët do të marrin doza të ndryshme, më pas një fazë e dytë do të përqendrohet te individët me rrezik më të lartë.
Ndërmarrja me bazë në Mainz, Biontech, është pas vaksinës, tha instituti ku më tej shtoi se ishte kandidati i katërt për vaksinën e koronavirusit në botë që mori miratimin për testim.
Ai shtoi se vendimi ishte “rezultat i një vlerësimi të kujdesshëm të profilit të rrezikut / përfitimit të mundshëm të vaksinës kandidate.”
Biontech tha se po zhvillonte vaksinën kandidate, të quajtur BNT162, së bashku me gjigantin farmak Pfizer. Testimet klinike janë caktuar gjithashtu të kryhen në SHBA. pasi të jetë aprovuar miratimi për testimin njerëzor atje.