Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë nuk raporton asnjë rast humbje jete në vend si pasojë e pandemisë së koronavirusit për të 6 ditë radhazi, duke i lënë shifrat të pandryshuara në 4632.
Një ulje shumë të rëndësishme pësoi numri i personave të rinj të infektuar me koronavirus, ku në 24 orët e fundit u raportuan vetëm 10 raste, 6 prej të cilëve ishin të importuar nga jashtë.
Komisioni i Shëndetësisë deklaroi se ulje pësoi dhe numri i pacientëve asimptomatikë të cilët ishin 27 krahasuar me 42 që u raportuan një ditë më parë.