Ndërsa vendi po përballet me pandeminë dhe masat kufizuese për përhapjen e saj, në Dibër, puna për Rrugën e Arbrit nuk ndalet.
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, inspektuan sot punimet në Urën e Vashës, e cila po shkon drejt përfundimit.
“Sot në Urën e Vashës, më e larta në rajon, 152m, tashmë thuajse e përfunduar, ndërkohë që janë hapur edhe 5 nga 6 tunelet dhe po punohet në tunelin kryesor të Murrizit, ku për shkak të formacioneve gjeologjike do të ecet paralelisht me një by-pass panoramik për të mos shtyrë afatin e hapjes së rrugës vitin e ardhshëm”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Me një kosto prej 33.6 miliardë lekë, Rruga e Arbrit përfshin 10 km tunele dhe 1.4 km ura të mëdha.