Aktualitet ISHP: 4 punonjës të infektuar dhe 1 fasoneri e mbyllur në Tiranë

ISHP: 4 punonjës të infektuar dhe 1 fasoneri e mbyllur në Tiranë

Një fasoneri në Tiranë është mbyllur si pasojë e Covid-19. Rovena Daja nga ISHP njoftoi këtë të premte se në kryeqytet janë katër raste që janë prekur nga virusit.

“Që nga fillimi i pandemisë deri më sot kemi vetëm katër persona pozitivë të prekur me Covid që kanë punuar në fasoneri në Tiranë. ISHSH ka vijuar kontrollet dhe është mbyllur një fasoneri në Tiranë”, tha Daja.

Ndërkohë të gjitha rastet e konfirmuara pozitive në Krujë gjatë orëve të fundit kanë lidhje me fasoneritë e këtij qyteti.