Një operacion antidrogë nga policia italiane, ka vënë në pranga 25 persona, mes tyre edhe shtetas shqiptarë.
Mediat vendase bëjnë me dije se 21 prej të arrestuarve janë lënë në burg, ndërsa 4 prej tyre në arrest shtëpia. Mbi ta rëndojnë akuzat e trafikimit të lëndëve narkotike, si kokainë, marijuanë e hashash.
Operacioni i koduar “Shoes”, është finalizuar mëngjesin e sotëm, nga efektivët e Catanias, të mbështetur edhe nga ata të Romës, Napolit, Palermos.
Referuar hetimeve, personat e arrestuar dyshohet se ishin pjesë e grupeve kriminale shqiptare, kalabreze dhe nga Lazio.
Nga arrestimi i 6 korrierëve të drogës, janë sekuestruar 4 kg kokainë, 52 kg marihuanë dhe 25 kg hashash. Ndërkaq hetimet vijojnë ende.