Aktualitet Kalo apel për qytetarët: Tregoni kujdes, lufta nuk ka mbaruar

Kalo apel për qytetarët: Tregoni kujdes, lufta nuk ka mbaruar

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar në faqen e saj në Facebook një mesazh nga mjeku i njohur Tritan Kalo.

Në mesazhin e tij Kalo shprehet se ende jemi në gjysmën e rrugës në përballje me epideminë e shkaktuar nga COVID-19 dhe pavarësisht lehtësimit të masave duhet të kujdesemi që të mos infektohemi.

“Me hapjen e masave të mos të përkeqësoni shkallën e kujdesit ndaj vetes tuaj sepse ende jemi në gjysmën e rrugës pa e përshkruar këtë rrugë dhe kemi ende sfida të tjera për t’u përballuar në të ardhmen”, thotë Kalo.

Kalo rithekson edhe njëherë këshillat e domosdoshme dhe që nuk duhen nënvlerësuar asnjëherë.

“Vetëndërgjegjësimi, kujdesi ndaj vetes, kujdesi ndaj të tjerëve, higjiena personale, higjiena kolektive, ushqyerja e shëndetshme, respektimi i rregullave në lëvizjet publike, jo vetëm që nuk duhen nënvlerësuar, por duhen theksuar edhe më shumë”, thotë Kalo.