“Është e qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po investojnë shumë në kërkime dhe inovacion për zhvillimin e një vaksine dhe është e qartë se kur ftohet dikush në një ngjarje, dëshiron që dhe ai të marrë pjesë në kërkime”, deklaroi zëdhënësja e Komisionit Europian.
“Shpresojmë që iniciativat e SHBA të përputhen me qëllimin tonë, që është të mos lëmë askënd pas dhe të krijojmë një vaksinë të arritshme dhe të përballueshme për të gjithë në botë, madje edhe për vendet më të dobëta”, theksuan burime pranë BE.
Anthony Fauci, virologu i njohur amerikan nuk përjashton faktin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund ta kenë vaksinën kundër COVID-19 deri në janarin e ardhshëm.
“Ne duam të vazhdojmë shpejt, por duam të sigurohemi që vaksina të jetë e sigurt dhe efektive. Unë mendoj se është e mundshme nëse gjërat shkojnë në drejtimin e duhur”, theksoi ai.