Kryesore Koronavirusi në Itali: Më pak se 90 mijë të sëmurë, 274 të...

Koronavirusi në Itali: Më pak se 90 mijë të sëmurë, 274 të vdekur sot

Një çift që martohet në Milano

Numri i viktimave nga koronavirusi në Itali është ulur në krahasim me dje, por gjithsesi i lartë në krahasim me ditët e kaluara, kur ishte nën 200. Nga ana tjetër vazhdon ulja e personave që e kanë virusin aktiv, duke zbritur nën 90 mijë.

Sipas të dhënave të Mbrojtjes Civile, shënohet një ulje e personave të shtruar në spitale. Në terapitë intensive sot gjenden 1311 persona, 22 më pak se dje. Janë shtruar me simptoma 15174 persona, 595 më pak se dje. Në izolim shtëpiak janë 73139 persona (1287 më pak në krahasim me dje.

Në 24 orët e fundit kanë vdekur 274 persona (dje viktimat ishin 369), duke arritur një total prej 29.958 të vdekurish. Të shëruarit kapin kuotën 96.276, me një rritje në 24 orë prej 3.031 personash (dje ishin deklaruar të shëruara 8014 persona).

Rënia e numrit të të sëmurëve (personat aktualisht pozitivë) ishte e barabartë me 1904 njësi (dje ishte 6939), ndërsa rastet e reja të identifikuara në 24 orët e fundit ishin 1401 (dje 1444). Sot janë bërë edhe më shumë tamponë, 70.359 (dje 64.263). Raporti me tamponëve të bërë dhe rasteve të identifikuara është 1 i sëmurë për 50,2 tamponë të bërë, 2%. Ditët e fundit, vlera mesatare ka qenë 3%.

Numri total i personave që kanë kontaktuar virusin që nga fillimi i epidemisë është 215.858.