Aktualitet Greqi/ Iu përmbys traktori, humb jetën i riu shqiptar

Greqi/ Iu përmbys traktori, humb jetën i riu shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Greqi.

Një 20-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën pasi traktori me të cilin po udhëtonte u përmbys afër qytetit Atalanti.

Gjatë rrugës për në punë, traktori ka dalë nga rruga duke u përmbysur. Policia thotë se aksidenti ka ndodhur në rrethana ende të paqarta.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, i riu kërkoi për ndihmë, por nuk arriti që t’ia dilte.

Dy makina zjarrfikëse arritën menjëherë në vendngjarje, por nuk arritën që ta shpëtonin 20-vjeçarin.