Aktualitet Kushtet e sigurisë dhe çmimet e reja të shërbimeve në klinikat dentare

Kushtet e sigurisë dhe çmimet e reja të shërbimeve në klinikat dentare

Duke nisur nga dita e nesërme (e hënë, 11 maj) Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale lejon hapjen e klinikave dentare, sigurisht nën masa të rrepta sigurie.

Mjekja stomatologe Stela Panteqi u shpreh për ABC News se do të veprohet si në vijim:

– Do të vendosen orare paraprake me pacientët, në mënyrë që të shmanget radha e pritjes;

– Dezinfektimi do të aplikohet si më parë, por do të shtohen veshje mbrojtëse shtesë;

– Disa nga veshjet janë: kapuça për kokën dhe këmbët, veshje për të gjithë trupin;

– Klinikat do të pajisen me aparatura për mbajtjen e temperaturës.

Veshjet mbrojtëse do të sigurohen nga mjekët stomatologë, një kosto kjo e shtuar. Maskat kushtojnë 400-500 lekë, veshjet e këmbëve 500-700, mantelinat e kokës 700 lekë etj.

Nisur nga kjo, ajo tha se kostoja do të reflektohet edhe te pacientët.

“Duhet të jemi koshientë që është një kosto shtesë kjo që i shtohet shërbimeve dentare,” u shpreh Panteqi.