Akademiku i njohur Gudar Beqiraj u nda sot nga jeta në moshën 72-vjeçare. Lajmin e hidhur e bëri të ditur, Vasil Tole nënkryetari i Akademisë së Shkencave, i cili thotë se familja humbi njeriun e saj të shtrenjtë, ndërsa Akademia, akademikun e përkushtuar.
Për ironi, akademiku Beqiraj u nda nga jeta, pikërisht ditën e tij të lindjes.
“Sot u nda nga ne miku dhe akademiku Gudar Beqiraj!
Zgjodhi të ikte në ditën që lindi, si për ta kujtuar vetëm 1 herë në gëzim, e jo ndryshe!
I paharruar do të jesh miku ynë, që e filloje ditën me fjalët: “Ç’farë të mire do të bëjmë sot”?
Familja humbi njeriun e saj të shtrenjtë, Akademia e Shkencave kolegun dhe akademikun e përkushtuar, bota e sportit shqiptar një sportist dhe dashamirës të madh të saj, dhe ne mikun tonë zemërgjerë, si AI!”, shkruan Tole në Facebook.