Aktualitet Shqipëria shënon numrin më të ulët të të prekurve me koronavirus në...

Shqipëria shënon numrin më të ulët të të prekurve me koronavirus në 8 javë pandemi

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 4 raste të reja me COVID-19 në 121 teste të kryera.

Në daljen e përditshme për publikun, Eugena Tomini bëri me dije se ky është numri i vogël i rasteve me COVID-19 në vendin tonë në 8 javë pandemi.

“Situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbeshtetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin epidemiologjik në mënyrë aktive. Bazuar në të dhënat e deritanishme vlerësohet se numri efektiv i riprodhimit nga data 24 prill e në vazhdim ka zbritur nën kufirin kritik (për R < 1).

Sot është numri më i ulët i rasteve ditore pozitive, e përllogaritur në 8 javët e fundit. Në 24 orët të fundit janë testuar 121 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë, përkatësisht 2 qytetarë në Tiranë, 1 në Kamëz dhe 1 në Shkodër.

Të shëruar janë 4 qytetarë. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 872 qytetarë. 654 qytetarë janë shëruar, ose 75% e të gjithë të prekurve. Në të gjithë vendin aktualisht janë 187 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz. Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 28 pacientë dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive”, tha dr. Tomini.

COVID-19 – Statistika (11 Maj 2020)

Testime totale: 11089

Testime molekulare: 10559

Testime serologjike: 530

Raste pozitive: 872

Raste të shëruara: 654

Raste aktive: 187

Humbje jete: 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 87

Krujë 56

Shkodër 17

Kamëz 12

Fier 5

Kurbin 3

Elbasan 3

Mirditë 1

Berat 1

Durrës 1

Korçë 1