Bota Amerikanët që u bën hit në internet: Protestojnë me antitank dhe automatikë 

Amerikanët që u bën hit në internet: Protestojnë me antitank dhe automatikë 

Rreth 11 protestues kanë tërhequr vëmendjen e amerikanëve por edhe të botës për mënyrën e pazakontë të të protestuarit. Ata mbanin të hedhura në krahë armë automatike, pistoleta madje njëri kishte edhe antitank, ndërsa i kanë bërë thirrje qeverisë së shtetit të Karolinës së Veriut që të heqë masat vetizoluese dhe të rihapë vendin.

Ata e konsiderojnë shkelje të Kushtetutës së vendit, vendimin për t’u mbyllur në shtëpi.

Të 11 protestuesit e armatosur deri në dhëmbë, u fotografuan në kryeqytetin këtij shteti, Raleigh, ndërsa ishin shkëputur për disa momente nga protesta dhe po blinin sanduiçë.

Protestuesit sqaruan se ata nuk kishin dalë aty që të protestonin, por vetëm të grumbulloheshin të tregonin qëndrimin e tyre. Madje ishin njerëz të paqtë, kundër përplasjeve.

Policia nuk bëri arrestime për këtë “grumbullim”, ndërkohë që shteti i Karolinës së Veriut ka vendosur që të nisë fazën e parë të hapjes së vendit, ku bizneset do të funksionojnë jo me kapacitetin e plotë.