Baret, restorantet dhe klubet në shtetin më të madh të Australisë, Uellsin e ri jugor, mirëpritën sërish klientë pas 7 javësh mbyllje, në atë që konsiderohet si një moment feste për një popull birrëdashës. Shefi i kabinetit të territorit verior Michael Gunner, ishte mes të parëve që shijoi birrën e shumë munguar në një prej klubeve në vend, menjëherë sapo akrepat e orës kaluan mesnatën, kur edhe nisi zyrtarisht rihapja.
“Morëm një goditje të fortë nga virusi dhe sot është momenti për të kundërsulmuar. E di që për shumë njerëz kjo është dita e pabeve, palestrave e kafeneve dhe ka shumë arsye për të qenë të entuziazmuar. Por për mua sot është dita e punëve”, tha ai.
Australia po ndjek një plan me tre fazash për rikthimin në normalitet, por secili shtet po lëviz sipas ritmeve të tij. Territorit Verior, me një popullsi prej vetëm 250 mijë banorësh regjistroi vetëm 30 raste me Covid-19, dhe asnjë viktimë. Situata pozitive bëri që ai të ishte i pari që rihapte plotësisht, bare e klube, natyrisht nën një protokoll të rreptë të distancimit social.
Megjithatë, lokalet nuk do të jenë më si më parë; ndërsa vetëm 10 klientë do të lejohen brenda, dhe do të duhet të porosisin pije të shoqëruara me ushqim.