Partia Demokratike prej mbrëmjes së kësaj të shtune, 19 janar 2019, ka tashmë Kryesinë e re të partisë.
Kryetari i Komisionit Zgjedhor të PD-së, Jemin Gjana, njoftoi listën fituese të 15 anëtarëve.
Në votim morën pjesë 328 anëtarë nga 355 anëtarë që ka Këshilli Kombëtar i PD. Fletë votimi të pavlefshme ishin 18.
Lista me 15 anëtarët e Kryesisë
1- Dhurata Çupi
2- Endri Hasa
3- Enkelejd Alibeaj
4- Enno Bozdo
5- Fatbardh Kadilli
6- Flamur Noka
7- Florjon Mima
8- Grida Duma
9- Izmira Ulqinaku
10- Jamarbër Malltezi
11- Jorida Tabaku
12- Kreshnik Çollaku
13- Oerd Bylykbashi
14- Orjola Pampuri
15- Tomorr Alizoti
Gjana sqaroi se “bazuar në nenin 9 pika 5 e statutit që detyron zgjedhjen në këtë përbërje të Kryesisë me 15 anëtarë në mënyrë të detyruar 30% e këtij numri të përgjithshëm duhet të jenë gra, kemi qenë të detyruar që nga renditja e numrit të votave të marra të largohen nga kjo renditje Ervin Salianji, Aldo Bumçi, Roland Bejko, Gerti Bogdani dhe Luçiano Boçi që kanë rezultuar me vota të barabarta.
Po të mos zhvendoseshin sigurisht do të hidhej një short për të shpallur fituesin. Nga zhvendosja e katër vetave futen katër femra që bazuar në numrin e votave nuk do të futeshin në këtë renditje përjashtuar Jorida Tabakun që ka hyrë automatikisht në 15 me numrin e votave që kishte. U futën Grida Duma, Dhurata Çupi, Orjola Pampuri dhe Izmira Ulqinaku”.