Bota Greqia ”përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

Greqia ”përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

Temperaturat ekstremisht të larta, veçanërisht për këtë kohë të vitit, do të mbizotërojnë në Greqi gjatë gjithë kësaj fundjave, në disa zona që arrijnë deri në mbi 40 gradë Celsius, përpara se të bien gradualisht nga e hëna dhe veçanërisht të martën, më 19 maj, sipas shërbimit të motit të Observatorit Kombëtar të Athinës, meteo.gr.

Devijimi nga temperaturat mesatare për sezonin pritet të kalojë 10 gradë Celsius dhe do të jetë më i madhi i regjistruar në të gjithë planetin në ditët në vijim.

Temperatura shumë të larta janë regjistruar tashmë në Mesdheun Lindor në periudhën e dytë 10-ditore të majit.

Masat e ngrohta ajrore do të qëndrojnë mbi Greqi deri të hënën, kur ato do të fillojnë të lëvizin drejt lindjes.