Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Ai ka publikuar një video ku tregohen disa nga projektet e realizuara në Tiranë dhe që sipas Ramës të gjitha janë kundërshtuar dhe ka pasur protesta.
Rama kujton protestat për këndin e lojërave në Parkun e Liqenit, Sheshin Skëndërbej, Pazarin e ri, Bulevardin e ri, Arenën Kombëtare, Kalanë e Tiranës, Unazën e Madhe, Parkun Rinia, etj.
Rama thotë se “janë të njëjtët që kundërshtojnë projektet në fillim, por edhe Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet pasi Tiranën nuk e ndal dot kush”.