Nga Aurenc Bebja*, Francë
“Le Radical” ka botuar, të martën e 16 qershorit 1914, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me telegramin e Ismail Qemalit dërguar asokohe princ Vidit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Në Shqipëri
Ismail Qemal beu i dërgon një telegram princit të Shqipërisë
“Vjenë, 15 qershor. – Sipas Korrespondencës Shqiptare, Ismail Qemal beu i dërgoi princit të Shqipërisë, para se të nisej për në Vlorë, një telegram në të cilin e siguron atë se ai do të kalonte pjesën tjetër të ditëve të tij duke i shërbyer sovranit me të njëjtën besnikëri që i kishte shërbyer vendit të tij.”
* Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania