Një grup i ri parlamentar, praktikisht i nënti u formua këtë mëngjes në Asamblenë Kombëtare Franceze, ku partia e presidentit Emmanuel Macron “La Republique en Marche” (LREM), humbi shumicën absolute që mbajte qysh nga politikat e 2017-ës.
Grupi i ri i, “Ekologjia, Demokracia, Solidariteti”, është i përbërë nga 17 deputetë, 7 prej të cilëve vijnë nga LREM, dhe e konsiderojnë veten “të pavarur”, pra as me shumicën në pushtet, dhe as me opozitën.
LREM partia e Macron ka 288 anëtarë dhe pas kësaj ngjarjeje nuk i tejkalon më 289 anëtarët, pra shumicën absolute në parlament