Bota Spanja lejon udhëtimet nga Italia

Spanja lejon udhëtimet nga Italia

Spanja ka vendosur që të lejojë udhëtimet ajrore dhe detare me Italinë, pasi kjo e fundit lehtësoi kufizimet.

Pavarësisht heqjes së ndalimit, udhëtarët nga Italia drejt Spanjës do të duhet që të vetëkarantinohen për 2 javë, njësoj si dhe shtetasit e tjerë të huaj.

Megjithatë, sektori i turizmit do të duhet të presë deri në fund të muajit Qershor për të nisur aktivitetin.

Në Spanjë vazhdon të jetë në fuqi gjendja e emergjencës. Spanja është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi Covid-19, me më shumë se 232 mijë të infektuar.

Të hënën, numri i vdekjeve ditore ra nën 100 persona për herë të parë që nga muaji Mars, konfirmoi Ministria spanjolle e Shëndetësisë.

Kryeministri Pedro Sanchez po përgatitet që t’i kërkojë Parlamentit të zgjasë deri në fund të Qershorit gjendjen e situatës së jashtëzakonshme.