Në qendër të galaktikës sonë, në një sistem yjor të largët ndodhet një planet me tipare që të kujtojnë shtëpinë tonë.
Astronomët në Universitetin e Canterbury në Zelandën e Re, zbuluan një super tokë veçanërisht të rrallë. “Planeti i ri bën pjesë në një numër fare të vogël të planetëve ekstra-diellor, që besohet se është i ngjashëm si në madhësi ashtu edhe në orbitë me Tokën”, tha UC në një deklaratë të hënën.
“Planet ekstra-diellor” është një term tjetër për ekzoplanetet, të cilët janë planete që ndodhen jashtë sistemit donë diellor. Deri më sot kemi vetëm impresionin e artistëve se çfarë pamje mund të kenë këto planete, por ato vijojnë të shtojnë kureshtjen e astronomëve, teksa këta të fundit kërkojnë për botë të largëta, familjare me tonën.
Viti i këtij ekzoplaneti të ri të zbuluar zgjat rreth 617 ditë dhe ai rrotullohet rreth një ylli shumë të më vogël se dielli. Ndodhet pranë qendrës yjore të Rrugës së Qumështit. Për krahasim, Toka ndodhet rreth 25 mijë vite larg nga qendra galaktike.
Të dhënat në fjalë u publikuan në The Astronomical Journal, këtë muaj. Zbulimin e kësaj super toke, UC e përshkruajti si “1 në 1 milionë”.
Pas termit “super tokë” ka shumë shpresë, megjithatë nuk ka garanci që një planet në këtë kategori do të ketë të njëjtën pamje si i joni.
NASA i përshkruan super tokat, “mbi 10 fish më masive se Toka”, por thotë se ato mund të variojnë në kompozim nga botë me ujë, tek planetet e ngrirë, deri te ato të përbërë kryesisht nga gazi.
Përgjatë viteve të fundit NASA ka zbuluar disa super toka intriguese, përfshirë Kepler 62f, që mund të jetë potencialisht e banueshme.