Ambasada amerikane ka trazuar sërish tryezën e Këshillit Politik për reformën zgjedhore.
Ndryshe nga PS dhe PD, të cilat nuk kanë shprehur vullnetin për ndryshimin e sistemit zgjedhor, SHBA ka një tjetër qëndrim. Ambasadorja Yuri Kim i ka sugjeruar përfaqësuesve të partive në Këshillit Politik implementimin e sistemit danez në Shqipëri. Sistemi i propozuar është proporcional rajonal me korrektim kombëtar me lista të hapura. Në rastin e Shqipërisë qytetarët do të do të votojnë në dy fletë votimi me lista të hapura për të zgjedhur 100 deputetë në nivel rajonal dhe 40 nga lista me korrektim kombëtarë.
Nga lista korrektuese kombëtare do të përfitojnë vetëm ato parti politike të cilat, në rang vendi, marrin jo më pak se 2.5% të të gjithë votave të vlefshme. 40 mandatet e listës korrektuese kombëtare ndahen në 10 mandate për dy partitë e para, që kanë fituar më shumë vota në rang vend dhe 30 mandatet e tjera do të ndahen midis partive të tjera që kalojnë pragun 2.5%.
Me sistemin proporcional rajonal me lista të hapura dhe korrektim kombëtar çdo zgjedhës do të ketë të drejtën të votojë deri në 5 kandidatë të listës shumemërore të subjektit zgjedhor për të cilin preferon. Ndërsa partitë politike, me këtë sistem të propozuar kanë të drejtë që në listën korrektuese kombëtare të vendosin edhe kandidatë të tjerë që nuk i ka në listën proporcional rajonal.
Por pavarësisht dëshirës dhe këmbënguljes të pakicës parlamentare për ndryshimin e sistemit elektoral, dy partitë e mëdha PD-PS ende nuk janë të gatshme të për patur një lëvizje të tillë me arsyetimin se kjo çështje kërkon ndërhyrje në Kushtetutë.
Por nga ana tjetër opozita parlamentare ka “kërcënuar” me votën e saj, se në rast se nuk do të ndryshohet sistemi, atëherë nuk do ta votojë reformën zgjedhore të dakordësuar mes të gjitha palëve politike në tryezën e Këshillit./Ora News