Kryesore Marrëveshje të fshehtë për të vrarë reformën në drejtësi? Yuri Kim: Shpresoj...

Marrëveshje të fshehtë për të vrarë reformën në drejtësi? Yuri Kim: Shpresoj të mos jetë e vërtetë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë Yuri Kim ka reaguar në “Twitter” dhe thotë se ka dëgjuar fjalë për një marrëveshje mes palëve për të vrarë reformën në drejtësi, gjë që shpreson të mos jetë e vërtetë.

Sipas ambasadores Kim, reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe jo perfekte, por është e nevojshme.

“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë.”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.