Presidenti Ilir Meta e quajti kryeministrin Edi Rama gënjeshtar, pasi shefi i qeverisë se nuk kishte marrë asnjë platformë nga Meta.
Nuk vonoi shumë dhe kryeministri reagoi sërish, po me anë të një postimi në Twitter. “Që unë s’gënjej IM e ka shkruar vetë, se unë nuk quhem Yuri Kim dhe s’di që ambasadorja e SHBA të mbulojë edhe shërbimin postar”, shkruan Rama.
“Po t’i kisha marrë ato pika do i kisha shkruar pse më duken si pika vaji e uthulle që duhen ndarë, se ndryshe thyhet ena e Kushtetutës Integrimit”, mbyllet reagimi i Ramës.