Fëmijët e gazetarit të vrarë saudit, Jamal Khashoggi, kanë falur publikisht vrasësit e babait të tyre, duke i shpëtuar kështu 5 agjentët qeveritarë nga dënimi me vdekje.
Salah Khashoggi, djali i madh i kritikut të ndjerë të qeverisë së Arabisë Saudite, e njoftoi faljen në Twitter, ditën e premte: “Ne kujtojmë fjalët e Allahut të Madhërishëm: “Kushdo që fal, do të shpërblehet”. Kështu që ne, djemtë e martirit Jamal Khashoggi, njoftojmë se kemi falur ata që vranë babain tonë”.
Sipas ligjit saudit, falja e vrasjes nga djali i viktimës shërben ligjërisht si anulim i dënimit me vdekje.
Dhjetorin e kaluar, 5 agjentë qeveritarë u dënuan me vdekje për vrasjen e Khashoggit në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, ngjarje që ndodhi në tetor të vitit 2018.
Vitin e kaluar, një burim tha për CNN se familja e Jamal Khashoggi ka marrë disa milionë dollarë para’ në dorë si dëmshpërblim, por djemtë e Khashoggi e kanë mohuar gjithmonë se janë kompensuar nga qeveria saudite.