Sport Naomi Osaka, sportistja femër më e paguar në botë

Naomi Osaka, sportistja femër më e paguar në botë

Tenistja japoneze Naomi Osaka është kthyer në sportisten femër më të paguar në botë.

Sipas raportit të publikuar nga revista Forbes, në vitin 2019, Osaka ka arritur majën e klasifikimit duke përfituar 37,4 milionë dollarë.

Tenistja japoneze ka lanë pas Serena Williams, amerikanen e cila është renditur e para gjatë 4 viteve të fundit. Naomi Osaka ka thyer gjithashtu rekordin e tenistes ruse Maria Sharapova në vitin 2015, të ardhurat e së cilës arrinin shumën e 29,7 milionë dollarëve.

22-vjeçarja shkëlqeu një vit më parë duke fituar titullin Grand Slam “Australian Open”.