Me nisjen e vitit të ri, Rita Ora ka vendosur të nxjerrë nga jeta e saj ish të dashurit.
Mediat raportojnë se këngëtarja ka ndryshuar numrin e telefonit që të mos marrë më mesazhe nga lista e gjatë e ish-ëve.
Ndryshimi numrit do të thotë se nuk ka asnjë shans që Ritës ti vijnë mesazhe nga ish-ët, të cilët përfshijnë Calvin Harris, Rob Kardashian, James Arthur apo Tyrone Wood.
“E mora këtë vendim që më frikësoi menjëherë, por e bëra gjithsesi”, –tha 28-vjeçarja. “Kam pasur të njëjtin numër telefoni për një kohë vërtet të gjatë dhe më në fund e ndryshova. Tani askush nuk mund të më dërgojë mesazh. Por ndjehem mirë me të vërtetë. Sikur kam bërë një pastrim të madh. Është e çuditshme por e bëra.”
Këngëtarja shtoi se tani ka fuqinë për të vendosur se kush do të jetë pjesë e jetës së saj.
“Tani kam fuqinë për të vendosur se kë dua të mbaj në jetën time, energjinë që dua dhe më kë dua të flas. Nuk kam qenë asnjëherë në këtë pozicion dhe ndihem shumë mirë”, -tha ajo.
Por këngëtari zbuloi personin që ka numrin e saj.
“Mami im e di numrin e ri, ajo do ishte çmendur nëse nuk do e dinte.”