Detaje të reja dalin për ngjarjen e orëve të para të mëngjesit të së dielës në Vlorë, ku mbeti i ekzekutuar pranë banesës së tij 25 vjeçari Kristjan Breshanaj.
Sipas burimeve nga policia, Breshanaj nuk ka qenë një emër i panjohur për drejtësinë, pasi ai më herët ishte ndaluar për vepra kriminale të lidhur me drogën.
Kristjan Breshanaj është arrestuar në vitin 2014 së bashkë me shokun e tij Nasho Alushi ndërsa drejtonin një mjet tip Wolksvagen me targa AA 225 AN, brenda së cilët u gjet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike kanabis sativa.
Të dy të rinjtë në atë kohë 20 dhe 22 vjeçarë u arrestuan në kushtet e flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, pasi Breshanaj nuk dispononte as leje drejtimi.
Dyshimet kryesore të Policisë së Vlorë momentalisht lidhen me përfshirjen e tij në aktivitete kriminale në Belgjikë nga ku 25-vjeçari ishte kthyer në muajin shkurt.