Një peshkaqen i vogël ka rënë në rrjetat e peshkatarëve të Orikumit mëngjesin e së dielës duke tërhequr vëmendjen e shumë kureshtarëve në zonë.
Mungesa e pushuesve në plazhet e jugut të vendit, ka bërë që këto specie t’i afrohen dhe më shumë bregut.
Sipas peshkatarëve, peshkaqeni i kapur nuk është i rrezikshëm dhe specie të tilla kanë rënë shpesh herë në rrjetat e tyre.