Politika Meta bën deklaratën e fortë: Lobi pro-serb në Uashington po destabilizon Shqipërinë

Meta bën deklaratën e fortë: Lobi pro-serb në Uashington po destabilizon Shqipërinë

Kreu i shtetit, Ilir Meta, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me situatën politike në vend e cila ditët e fundit është e tensionuar.

Meta tha se “Rama kërkon të destabilizojë vendin në interes të lobit pro-serb në Uashington”.

Sipas Metës, kjo lidhet edhe me ngjarjet e fundit, si edhe shembjen e Teatrit, si provokim edhe ndaj opozitës.

“Lobi serb dhe ai pro rus në Uashington i intereson përplasja civile dhe destabilizimi në Shqipëri. Kam shumë prova dhe dokumenta që do i bëj publike në kohën e duhur. SMS që u bë publike sot do duket pa vlerë në raport me to. Do flas në të ardhmen dhe në kohën e duhur“, tha Meta.