Një pëllumb ka rënë në prangat e policisë në Indi, pasi dyshohet se po përdorej nga Pakistani për qëllime spiunazhi.
Ka qenë një qytetare, e cila banon në një qytezë pranë kufirit me Pakistanin, ajo që ka spikatur pëllumbin. Dyshimet e saj janë shtuar pasi vërejti disa pajisje të pazakonta të vendosura tek këmbët e tij ndaj e ka dorëzuar atë menjëherë tek autoritetet e rendit.
Tashmë policia ka nisur hetimet, pasi në 2015 është regjistruar një precedent i ngjashëm.
Asokohe, policia arriti të kapë një pëllumb, në bishtin e të cilit përmendej një provincë e Pakistanit.
Edhe pse ai iu nënshtrua rrezeve X, policia nuk mundi t’i zbulonte detaje të tjera dyshimta në trupin e tij, megjithatë ai u mbajt nga forcat e rendit dhe çështja u mbyll duke u klasifikuar si “dyshime për spiunazh”.