Pas arritjes së marrëveshjes, qeveria shqiptare ka miratuar njohjen e ndërsjellët të shkëmbimit të patentave me Turqinë.
“Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, për njohjen e ndërsjellë dhe shkëmbimin e lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”.
Me këtë vendim, pritet të përfitojnë si shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në Turqi, po ashtu edhe shtetasit turq që punojnë në vendin tonë.