Ministrja për Financat dhe Ekonominë, Anila Denaj, nga foltorja e parlamentit bërë me dije se bizneseve me xhiro nën 14 mln lekë në vit do t’u shtyhet tatimfitimi, kurse taksat për bizneset me mbi 14 milionë lekë xhiro do shtyhen deri në tetor, dhe do paguhen në periudhën tetor- dhjetor 2020, kurse të papaguarat në 2021.
“Po ju parashtroj disa akte normative. Parlamenti ka miratuar shtyrjen paraprake të kësteve të tatim fitimit nën 14 milionë lekë. Këto masa lehtësuan mbi 50% të bizneseve. 49 mijë biznese. Janë 25 mijë biznese që përfitojnë nga shtyrja e afatit të bilanceve”- tha ajo.
Sipas saj, për tatimin mbi të ardhurat, për bizneset me qarkullim deri në 14 milionë lekë nuk do të paguhen për këtë vit këstet, kurse bizneset mbi 14 milionë lekë do shtyhen për në periudhën e njëjtë të vitit tjetër. Edhe call- center nuk do paguajnë për këtë vit.
Ministrja u ndal edhe tek buxheti afatmesëm 2021-2023, ku theksoi se do të pezullohet vetëm faza e parë e përgatitjes së tij për shkak të rishikimit të treguesve. Ndërsa sa i takon huasë së marrë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar prej 174 milionë eurosh, bëri me dije se do të përdoret në funksion të rimëkëmbjes ekonomike.