Greqia ka vendosur të hapë kufijtë për turizëm me 29 shtete duke filluar data 15 Qershor. Sipas listës së autoriteteve greke, do të lejohen fluturimet drejt Athinës dhe Selanikut.
Në këtë listë është e përfshirë edhe Shqipëria, vend nga i cili do të lejohen qytetarët shqiptarë që të udhëtojnë drejt Greqisë duke filluar nga 15 Qershori.
Sipas autoriteteve greke, lista me 29 shtete u hartua pas një studimi epidemiologjik të secilit vend.
Të gjithë qytetarët nga këto shtete që do të hyjnë në Greqi, do të ekzaminohen dhe do të zbatohen të gjitha rregullat ekzistuese higjienike.
Lista e shteteve me të cilët Greqia do të hapë kufijtë:
-Shqipëria
-Australia
-Austria
-Maqedonia e Veriut
-Mali i Zi
-Bullgaria
-Gjermania
-Danimarka
-Zvicra
-Estonia
-Japonia
-Izraeli
-Kina
-Kroacia
-Qipro
-Letoni
-Liban
-Lituani
-Malta
-Rumani
-Zelandë e Re
-Norvegji
-Korea e Jugut
-Hungari
-Serbi
-Sllovaki
-Slloveni
-Çeki
-Finlandë
Sipas Ministrisë greke të Turizmit, kjo listë pritet të zgjerohet nga data 1 Korrik.