Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ditën e diel nuk do të ketë ndalim të qarkullimit me automjete brenda qyteteve.
Në një reagim për mediat, Policia thekson se nuk do të lejohet lëvizja e makinave nga zonat e kuqe në drejtim të zonave jeshile.
Pra qytetarët e Tiranës apo Durrësit do të lejohet të lëvizin me automjete vetëm brenda qytetit.
“Policia e Shtetit, duke rivleresuar komunikimin me Ministrine e Shendetesise në lidhje me Udhëzimin per ditën e diel, 31 maj, pa makina, informon edhe njehere qytetaret se nuk do te kete ndalim te qarkullimit te automjeteve brenda qyteteve as ditën e diel.
Policia do te perqendrohet vetem ne ndalimin e levizjes mes zonave, qe edhe neser do te jene zona te kuqe”, thekson Policia e Shtetit.