Aktualitet “Ua dimë shtëpitë ku banoni. Do t’iu zhdukim”, zbardhen kërcënimet e Avdylajve...

“Ua dimë shtëpitë ku banoni. Do t’iu zhdukim”, zbardhen kërcënimet e Avdylajve nga burgu

Janë zbardhur disa nga kërcënimet e grupit të Avdylajve ndaj policisë së burgut, kur kanë shkuar për të kontrolluar dhomën e të paraburgosurve. Në një procesverbal janë të regjistruara të gjitha mesazhet dhe kërcënimet që të burgosurit kanë bërë ndaj gardianëve.

Gjatë kontrollit, policia gjeti një celular, ndërsa dy të paraburgosur u bllokuan derën e banjës gardianëve.

“Për 10 ditë unë jam jashtë, mbaje mend fytyrën time, do t’iu heqim qafe”, janë disa nga kërcënimet e bandës së Avdylajve ndaj policëve në burgun e sigurisë së lartë.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve kërkoi dje futjen në izolim për 5 të paraburgosur, mes të cilëve edhe të pandehur të dosjes “339” pas konflikteve verbale dhe fizike që kanë patur me gardianët e burgut 313.

U kërkua izolim për thyerje të rregullave në qeli për Hajri Seferin, Astrit Avdylin, Altin Avdylin, Saimir Gjepalin.

KERCENIMET

-A e dini se kush jemi ne?

-A e dini se kush jam unë, o spiuna?

-S’ka bir kurve që të më prangosë mua.

-Do keni probleme me mua dhe e keni personale tani e tutje.

-Kam për t’ua q… robt dhe do t’ju zhduk e degjeneru o legena.

-Do t’ju vrasim e prsim ju që po nga ngacmoni… nuk kontrolloni dot Avdylajt ju.

-A më njef mua? A e di kush jam??!

-Do keni probleme! Ne ju njohim.

-Ua dimë shtëpitë ku banoni.

-Ty të njoh se më ke shoqëruar për vizitë në spital, madje më ke bërë edhe foto.

-Të njohim shumë mirë ty o Shpëtim. Ç’të duhet ty me na kontrollu. Kush e paska dhënë këtë urdhër?!

-Ta tregojmë ne qejfin ty, ke për ta shiku këtë punë se çfarë kemi për të bërë.